2 Shtator 2016 - Punime në kuadër të projektit për revitalizimin e nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV- NS 110/35 kV Gjilani 1

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për revitalizimin e nënstacioneve 110 kV, ana 35 kV, përkatësisht NS 110/35 kV Gjilani 1, me datë 4 Shtator 2016, nga ora 15:00 deri në ora 16:00 do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë.

Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë punimeve për rehabilitimin e stabilimenteve 35kV në NS 110/35kV Gjilani 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për reduktimet e shkaktuara në furnizim gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001