2 Shtator 2016- Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 4 Shtator 2016, nga ora 06:00 deri në ora 09:00 do të bëhet shkyçja e NS 110/35/10 kV Peja 1.
Çkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjatë punimeve për rehabilitimin e stabilimenteve 110kV në NS 110/35/10 kV Peja 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001