19 Gusht 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 20 Gusht 2016, nga ora 06:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në orën 17:00, do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV Agrokosova, 10 kV Instituti 2, 0.4 kV Fushë Peja-NS Treboviq-Kulla, 0.4 kV Vitomiricë-NS Katun i ri-Kulla, 0.4 kV Vitomiricë-Katun i ri 2.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 2 MW).
Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve demontuese të linjës së tensionit të lartë 110 kV Peja 3 – Peja 1 dhe fillimit të punimeve për ndërtimin e linjës së re.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001