8 Korrik 2016 - Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Mustafë Hasani i përkushtuar në përmbushjen e Planeve Zhvillimore ne Rrjetin Transmetues

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, ne vazhdën e përmbushjës së planeve zhvillimore të KOSTT, realizoi edhe disa vizita në terren, për inspektimin e punimeve, në kuadër të implementimit të projektit “Rehabilitimi i stabilimentve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizreni 3 dhe NS 110/10 Gjakova 2”.

Implementimi i projektit në fjalë, do të ngritë sigurinë, besueshmërinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit, rritë kapaciteteve transmetuese dhe transformuese të energjisë elektrike, plotësimin e kriterit N-1 dhe ngritjen e performancës operuese të Sistemit të Transmisionit të Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht kualitetit të furnizimit për konsumatorët e e energjisë elektrike.

KOSTT edhe më tutje mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe ngritjes së sigurisë në furnizim me energji elektrike për të gjithë qytetarët.

IMG 0185

 

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001