29 Prill 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit të Transmisionit faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 02 Maj 2016 (E Hëne) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e e linjave 10 kV fshatrat 2 -Penuh (shtyllat 52-53), dhe 10 kV Fshatrat 1 (shtyllat 55-56) dhe linjën 0.4 TS Kortoket-Fshatrat 1 (shtyllat 58-59). (parashikohet 3 MWh/h).

Gjithashtu, me datë 04 Maj 2016 (E Mërkurë) nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në orën 18:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Fshatrat 1 (shtyllat 65-66), linjave 0.4 kV Fshatrat 1 – Gobelovit dhe Llapashticë – Kulla Havoll (shtyllat 66-67). (parashikohet 2 MWh/h)
Shkyqja bëhet për të mundësuar montimin e kabllit optik në linjën 400 kV që lidhë NS Kosova B me NS Nish deri tek kufiri.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001