29 Prill 2016 - Punime në kuadër të projektit: “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS”

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit: ”Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS”, me datë 30 Prill 2016 (E Shtunë) në ora 08:00do të bëhet shkyçja e Transformatorit energjetik T1 në NS 110/10(20) kV Berivojcë për të mundësuar montimin e grupeve matëse në anën 10 kV.

Qytetarët/institucionet, që furnizohen nga ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike 10 minuta, nga ora 08:00-08:10 me rastin e bartjes së ngarkesës në transformatorin T2 nga transformatori T1. (Parashihet 8 MWh/h)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001