15 Prill 2016 - Punime në kuadër të projektit: Përmirësimi i rrjetit transmetues-Rehabilitimi i Nënstacionit 110/35/10 kv Peja 1 me GIS

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve teknike dhe të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i rrjetit transmetues-Rehabilitimi i Nënstacionit 110/35/10kV Peja 1 me GIS (Gas Insulated Switchgear)”, me datë 17 Prill 2016 (E Dielë) nga ora 07:00 deri në ora 10:00, do të bëhet shkyçja totale e nënstacionit në fjalë. Shyçja bëhet me qëllim të aftësimit të ndërprerësit të fushës lidhëse 110 kV.

Gjatë kohës së lartcekur qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (Parashihet 17 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001