12 Shkurt 2015 -Punime në NS 110/10 kV Prishtina 7, projekti për instalimin e grupeve matëse

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT dhe Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), me datë 13 Shkurt 2016 (E Shtunë) nga ora 08:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyqja totale e Nënstacionit 110/10 (20) kV Prishtina 7.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (20 MW).
Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001