15 Janar 2016 - KOSTT dhe KfW zotohen për avancim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit

Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, priti sot në takim pune drejtoreshën për Kosovë të Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) znj.Esther Gravenkoetter.
Në takim u diskutua rreth progresit të implementimit të projekteve të KOSTT që financohen nga Banka Gjermane për Zhvillim si dhe rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy institucioneve.

Me këtë rast, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani ka shprehur interesimin për avansimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me KfW si një nga partnerët kryesorë në zhvillimin e Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, znj.Gravenkoetter njoftoi z.Hasani se sektori i energjisë mbetet sektori primarë i orientimit të fondeve të KfW, me ç’rast deri më tani 70% e investimeve ka qenë në këtë sektorë dhe, njëherit shprehu gatishmërinë për të mbështetur KOSTT-in për projekte të reja në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë.
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani, duke e falënderuar për bashkëpunimin e gjertanishëm, me këtë rast i dorëzoi një mirënjohje znj.Gravenkoetter për kontributin financiar të KfW në implementimin e projekteve e në veçanti të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri.

IMG 5243

 

IMG 5264

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001