14 Gusht 2015 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 16 Gusht 2015 (e Dielë) nga ora 05:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar sanimin e rrjedhjes së vajit në transformator.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të jenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashikohet 10-12 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001