9 Shkurt 2015 - Punime në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV NS Kosovë B-NS Tirana2

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV NS Kosova B-NS Tirana 2, nga data 10 deri më 14 Shkurt 2015, nga ora 07:00-11:00 si dhe nga ora 13:00-17:00 do të çkyqen linjat: LP 35 kV Mazgit-Bivolak, LP 10 kV Palaj-Bivolak si dhe linja 110 kV NS Palaj-Vallaç.

Çkyqjet janë të domosdoshme për të mundësuar montimin e përçuesve në segmentin e parë të linjës interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri.
Gjatë kohës së lartcekur institucionet/qytetarët që furnizohen nga LP 35 kV Mazgit-Bivolak dhe LP 10 kV Palaj-Bivolak do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet.

 

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001