29 Dhjetor 2014 - Punimet përfundimtare në kuadër të projektit: Revitalizimi i nënstacionit NS 110/35 kV Gjakova 1, ana 35 kV

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Revitalizimi i nënstacionit NS 110/35 kV Gjakova 1, ana 35 kV “ me datë 30 Dhjetor 2014 (E Marte) nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të bëhet çkyçja e stabilimenteve 35 kV të nënstacionit në fjalë. Çkyqja bëhet për të mundësuar punimet përfundimtare pas rehabilitimit të stabilimenteve të anës 35 kV të transformatorit energjetik T1.

Gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga NS Gjakova 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 20 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001