4 Prill 2014 - Prezantohet Studimi mbi mundësitë teknike dhe ekonomike të integrimit të burimeve të energjisë nga era në Sistemin Transmetues të Republikës së Kosovës

Sot me 4 prill 2014 në Prishtinë, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT sh.a organizoi Tryezë Pune ku para palëve të interesit u prezantua Studimi mbi mundësitë teknike dhe ekonomike të integrimit të burimeve të energjisë nga era në Sistemin Transmetues të Republikës së Kosovës.

Objektivë e Studimit ishte analizimi i gjendjes ekzistuese, kërkesat teknike si dhe kostoja e integrimit të burimeve të energjisë nga era (BE) në Sistemin Transmetues të Kosovës.

Në fjalën e tij të rastit, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Naim Bejtullahu, theksoi “Ky Studim paraqet një dokument të rëndësisë së madhe që njëherit do të na shërbejë si një udhërrëfyes për hapat që duhet ti ndërmarrim për të krijuar kushtet për integrimin e burimeve të energjisë nga era në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.”

Sipas skenarit optimistik të Studimit, deri në vitin 2020 është vlerësuar që kapaciteti i burimeve të energjisë nga era do të jetë 246 MW dhe të gjitha projektet e mëdha të planifikuara të BEE do të lidhen në nivelin 110 kV të rrjetit transmetues.

Në bazë të analizave të strukturës aktuale të Sistemit Transmetues që janë zhvilluar nga ekspertët  nën koordinimin e kompanise ECA nga Britania e Madhe, është konkluduar se është e nevojshme që të ndërmerren disa masa paraprake për të mundësuar lidhjen e gjeneruesve nga era në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.

Për të integruar projektet e planifikuara të burimeve të energjisë nga era është esenciale që të ndërtohet infrastrukturë e re dhe të përforcohet sistemi i transmisionit në drejtim të vendeve potenciale të ndërtimit të burimeve gjeneruese nga era.

Sipas studimit, në bazë të kushteve ekzistuese të Sistemit Elektroenergjetik aktualisht integrimi i gjeneruesve nga era do të shkaktonte devijime të theksuara të ngarkesës në sistem e cila edhe aktualisht është evidente dhe gjithashtu  do të ndikonte në ngritjen e nivelit të jobalancimit të sistemit. Kjo do të shkaktojë kërkesë shtesë për rezerva balancuese në sistem. Aktualisht në Kosovë ka deficiti të gjenerimit të brendshëm që do të ofronte rezervën sekondare dhe terciare. Këto devijime, do të shkaktonin gjithashtu edhe kosto të shtuar për balancim të sistemit.

Duke i konsideruar këto konkludime, Studimi në fjalë sygjeron që të bëhet zgjidhje imediate në këtë drejtim para integrimit të gjeneruesve nga era në Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e Studimit, Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Fadil Ismajli theksoi ”Ne kemi marr obligime nga pakoja e tretë për energji e Bashkimit Evropian dhe në mbështetje të kësaj, ky studim është një hapje e dyerve që ti përmbushim obligimet që janë marrë si për energji të ripërtërishme ashtu edhe për efiqenecë.”

Studimi është financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe është realizuar nga Instituti Kroat për Energji Hrvoje Pozar dhe kompania konsulente ECA nga Britania e Madhe.

Udhëheqësi i Zyrës së BERZH në Kosovë z.Anton Kobakov duke falënderuar KOSTT-in për bashkëpunim profesional me këtë rast theksoi se “Studimi është përkrahur nga Instrumenti i BERZH për Zhvillimin e Energjisë së Qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor i cili i dedikohet promovimit të mbështetjes së investimeve në efiçiencë të energjisë dhe burime të ripërtrishme.”

Në Tryezën e Punës ishin prezent të gjitha palët e interesit vendorë dhe ndërkombëtarë të sektorit të energjisë në Kosovë përfshirë dhe shoqërinë civile.

Rekomandimet eventuale të palëve të interesit do të analizohen dhe do të përfshihen në versionin përfundimtar të Studimit.

Të gjitha komentet dhe rekomandimet në lidhje me Studimin mund të dërgohen në Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a është kompani publike e cila merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. KOSTT sh.a menaxhon Sistemin e Transmisionit të Republikës së Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV, 110 kV dhe tensionit të mesëm 35 kV, 10 (20) kV. Po ashtu është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë elektrike.

Shenim-Definicione:

Rezerva e rregullimit Sekondar- Rezerva që krijohet automatikisht nga njësitë prodhuese për të kontrolluar rrjedhat e ngarkesës dhe të frekuencës si për funksionimin normal ashtu edhe pas një pasigurie madhore. Mund të ofrohet si nga njësitë prodhuese edhe nga shkëputja me ndërprerje e ngarkesës.

Rezerva e Rregullimit Terciar- Rezervë e koordinuar nga qendra që ofrohet manualisht për të zëvendësuar rezervën e rregullimit sekondar pas një rasti pasigurie.

IMG 3314

IMG 3358

 

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001