28 Mars 2014 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 (20) kV Prizreni 1

Njoftohen qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 30 Mars 2014 (E Dielë) nga ora 11:00 deri në ora 15:00, do të bëhet çkyqja emergjente e transformatorit energjetik T3 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Prizreni 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar eliminimin e një defekti të rrjedhjes së vajit të transformatorit në fjalë.
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizim në furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a është kompani publike e cila merret me planifikimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe operimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Kosovë. KOSTT sh.a menaxhon Sistemin e Transmisionit të Republikës së Kosovës duke operuar me nivele të tensionit të lartë 400 kV, 220 kV, 110 kV dhe tensionit të mesëm 35 kV, 10 (20) kV. Po ashtu është përgjegjës për organizimin dhe administrimin e tregtimit të energjisë elektrike.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001