26 Mars 2014 - Njoftim i Përgjithshëm Prokurimi-Projekti i Zhvillimit të Rrjetit Transmetues të Kosovës

Emri i projektit Projekti i Zhvillimit të Transmissionit të Kosovës
Vendi Kosovë
Sektori i biznesit Energjia
ID projekti 45552
Burimet e financimit Burime të huas nga EBRD 
Lloji i kontratës Mallra , punë dhe shërbime të projektit
Lloji i njoftimit  Njoftimi i Përgjithshem i Prokurorimit
Data e lëshimit 26 Mars 2014
Data e përfundimit 26 Mars 2015

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

NJOFTIM I PËRGJITHSHËM I PROKURIMIT 


KOSTT (Huamarrësi ose Kompania) Operatori i Sistemit Transmetues të Energjisë Elektrike në Kosovë ka për qëllim përdorimin e burimeve (të ardhurave) të huas nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të mundësuar KOSTT-it për të arritur pajtueshmëri të plotë me kriteret e sigurisë N-1 të rrjetit të transmisionit të energjisë elektrike. Kjo është një kërkesë kryesore teknike për KOSTT për t'u bashkuar me Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), i cili kërkon për të promovuar integrimin e tregut dhe transparencën në transmetimin e energjisë elektrike. Në mënyrë të veçantë, huaja do të (i) përmirësojë stabilitetin dhe besueshmërinë e sistemit elektroenergjetik të Kosovës, (ii) zvogëlimin e humbjeve teknike dhe (iii) për të përmirësuar aftësinë e OST-së për të menaxhuar një sistem të liberalizuar të tregut.

Projekti i propozuar ka një kosto totale të llogaritur prej rreth 36 Milion EUR që do të financohen nga Banka dhe Kompania, dhe do të kërkojë prokurimin e mallrave, punimeve dhe shërbimeve në vijim për:
1. Ndërtimi i një nënstacioni të ri 110 kV në Mitrovicë (Mitrovica 2) dhe linjave transmetuese 110 kV;
2. Ndërtimi i NS 110/10 (20) kV Malisheva dhe linjave të transmisionit dhe Linja e re e transmisionit 110 kV, drejtimi NS Rahoveci - NS Theranda;
3. Ndërtimi i NS 110/10 (20) kV Fushë Kosova bashkë me linjat 110 kV të transmisionit dhe NS 110/10 (20) kV Prishtina 6  bashkë me kabllot nëntokësore të transmisionit;
4. Shërbimet e konsulencës për Përgatitjen e Projektit dhe Ngritjen e Kapaciteteve;
5. Shërbimet e konsulencës gjatë fazës së Implementimit të Projektit.

Tenderimi për Kontratën nr. 4 pritet të fillojë në mes të 2014, dhe tenderimi për kontratat e mbetura të planifikuara të fillojë në vitin 2015

Kontratat që do të financohen me burimet e huas nga Banka do të jetë subjekt i Politikave dhe Rregullave të Prokurimit të Bankës dhe do të jetë i hapur për firmat nga çdo vend. Burimet e huas të Bankës, nuk do të përdoren për qëllimet e çfarëdo pagese personave ose subjekteve, e për çdo import mallrash, nëse pagesa apo importi i tillë është i ndaluar me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sipas Kapitullit VII të Statutit të Kombeve të Bashkuara, ose në bazë të një ligji të rregullores zyrtare të vendit të blerësit.

Furnizuesit, kontraktuesit dhe konsulentët duhet të kontaktojnë si më poshtë:
Naim Bejtullahu, KE i KOSTT-it apo Ilir Shala, Drejtor i Departamentit tëMenaxhimit të Projekteve dhe  Inxhinierisë, KOSTT
Rruga: Ilijaz Kodra, p.n, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel: +381(0)38 501 301 106 ose +381(0)38 501 301 115
Fax: +381(0)38 500 201
Email:  Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001