4 Shtator 2013 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10 kV Prishtina 3

Njoftohen qytetarët se me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit transmetues të Republikës së Kosovës, me datën 5 Shtator 2013 (E Enjte) do të çkyqet transformatori energjetik T1 (40 MVA) në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3, për të mundësuar testimin e mbrojtjeve rele të transformatorit në fjalë.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetit të Prishtinës që furnizohet nga NS Prishtina 3 do të mbetet pa furnizim me energji elektrike në kohëzgjatje prej 5 minutave gjatë çkyqjes së transformatorit në ora 09:00 dhe ri-kyçjes në ora 12:00 (parashikohet 7 MWh/h). 
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001