27 Maj 2011 - Punime në kuadër të projektit SCADA/EMS - NS 110/35 kV Prishtina 1

Me datën 29 maj 2011 me qëllim të krijimit të kushteve për testimin e pajisjeve të transformatorëve në kuadër të projektit SCADA/EMS, nga ora 08:00 deri në 10:00 do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin 110/35 kV Prishtina 1, kurse nga ora 11:00 deri në 13:00 shkyqja e transformatorit energjetik T2.

Me rastin e kyçjes dhe shkyqjes së transformatorëve do të ketë kufizime të pjeshme në kohëzgjatje prej 10 minutave në furnizim me energji elektrike për qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion.

Me projektin e KOSTT për instalimin e sistemit komandues dhe monitorues - SCADA/EMS dhe Telekomi, do të rritet siguria dhe besueshmëria e Sistemit Elektroenergjetik (SEE) të Republikës së Kosovës duke automatizuar sistemin elektrik si dhe do të mundësohet komandimi, monitorimi dhe në përgjithësi menaxhimi më efikas i SEE nga Qendra Dispeqerike Nacionale në KOSTT.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001