22 Shkurt 2019 - KOSTT demanton titullin e artikullit të publikuar me datë 21 shkurt 2019 në Lajmi.net, RTK dhe mediat tjera të Kosovës me titull “KOSTT-i po e furnizon kundërligjshëm veriun me rrymë”

Ky titull i artikullit të lartëshënuar nuk qëndron dhe është keqinterpretim i përgjigjeve të dhëna nga KOSTT lidhur me mbulimin e konsumit të pjesës veriore të Kosovës me energji elektrike. Ky keqinterpretim krijon konfuzion dhe paqartësi, dhe i dëmton proceset nëpër të cilat po kalon KOSTT dhe Kosova në lidhje me anëtarsimin në ENTSO-E dhe organizatat tjera ndërkombëtare, dhe njëkohësisht i kontribuon obstruksioneve, të cilat është duke i bërë pala Serbe/EMS në raport me KOSTT me qëllim për përfitime financiare.
Për më tepër, ju lutem shihni në vijim përgjigjet e dhëna nga KOSTT me datën 13 shkurt 2019 për gazetën Lajmi.net

 

Lajmi.net
13 Shkurt 2019

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit janë planifikuar nga ZRrE për këtë vit të jenë 121 GWh ku 114.8GWh ose 1.78% janë humbje të lejuara, ndërsa 5.8 GWh janë humbje të tejkaluara.

1.    Sipas strategjisë së ZRrE për këtë vit, kush do të mbuloj humbjet e konsumit të komunave me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. A do të kërkoni ndihmën e Qeverisë, sikurse vitin e kaluar, apo si do të mbulohen?

Humbjet e lejuara nga ZRrE mbulojnë vetëm humbjet në rrjetin e transmetimit dhe nuk përfshijnë humbjet e konsumit në pjesën veriore të Kosovës apo konsumin e energjisë elektrike nga komunat veriore të Kosovës.

Konsumi i energjisë elektrike i komunave veriore nuk mbulohet nga tarifat e transmetimit apo tarifat e konsumatorëve fundor. Që nga data 1 dhjetor 2017, pas Vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, dhe udhëzimit nga ZRrE energjia elektrike e cila konsumohet në veri nuk mbulohet nga tarifat e energjisë elektrike andaj tërhiqet nga sistemet interkonektive të Evropës Kontinentale. Aktualisht, deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Kyçje në mes të KOSTT/ENTSO-E, KOSTT operon si pjesë përbërëse e EMS (Serbi) në Zonën Kontrolluese dhe Bllokun Kontrollues SMM (ku bëjnë pjesë Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi) ku si lidere e bllokut EMS ka përgjegjësinë për balancimin e sistemit ndaj OST-ve të Evropës Kontinentale.
Mos implementimi i Marrëveshjes për Kyçje KOSTT/ENTSO-E po vazhdon të i shkaktoj dëme financiare KOSTT-it, pasi që operatori serb EMS vazhdon që të ketë përfitime milionëshe nga alokimi i kapaciteteve të linjave kufitare të Kosovës me shtetet fqinje ku konkretisht për vitin 2018 në mënyrë të kundërligjshme EMS ka inkasuar rreth 4.7 Milion EUR.

2.    Prej kujt po furnizohet veriu, prej  EMS apo KOSTT ?

Konsumi i pjesës veriore të Kosovës, furnizohet me energji elektrike nga KOSTT, dhe kjo energji tërhiqet nga Rrjeti Evropian në mënyrë të paautorizuar, meqë KOSTT as ligjërisht e as financiarisht nuk ka mundësi të blejë energji elektrike për të mbuluar konsumin e pjesës veriore të Kosovës, për shkak të vendimeve të gjykatës përkatëse të Kosovës (rasti i inicuar nga Ombudpersoni dhe konfirmuar edhe nga gjykata, për largimin nga tarifa e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, të energjisë elektrike të papaguar nga konsumatorët e pjesës veriore të Kosovës) dhe për shkak të zvogëlimit të të hyrave për KOSTT për 44% nga ZRRE.
Kjo energji e tërhequr nga Rrjeti Evropian regjistrohet në njehësorët e KOSTT-it, të instaluar në kuadër të grupeve matëse të energjisë elektrike, të vendosur në linjat transmetuese interkonektive, në kufi me Serbinë, Maqedoninë Veriore, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001