18 Tetor 2018 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 220/35/10 kV Podujeva

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 22 Tetor 2018 (E Hënë), nga ora 08:00 deri në ora 09:00 do të bëhet shkyçja e NS 220/35/10 kV Podujeva.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 20 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001