26 Dhjetor 2017 - Njoftim për media-Rënia e TR 1 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Sot me 26 dhjetor 2017, në ora 16:59 ka rënë nga puna transformatori TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kV Prishtina 1, si pasojë një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky Nënstacion kanë mbetë pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a kanë dalë menjëherë në terren dhe ana 110 kV e TR 1 është kyçur ne ora 18:06, ana 35 kV e TR 1 është kyçur në ora 18:08, ndërsa ana 10 kV është kyçur në ora 18:24, duke e stabilizuar kështu furnizimin me energji elektrike nga NS Prishtina1.
Shkaktar i rënies ishte dalja e nivelit distributiv 10 kV (J17).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët/institucionet e afektuara.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001