10 Nëntor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, NS 110/35/10 kV Lipjani

Për të mundësuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 12 nëntor 2017, prej orës 07:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR 1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Lipjani. Transformatorët TR2 dhe TR 3 mbeten në operim gjatë kësaj kohe.

Gjatë intervalit kohor të lartcekur, mund të ketë kufizime në furnizimin me energji elektrike nga NS Lipjani deri në 3MWh/h (varësisht nga ngarkesa).

Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët që afektohen nga këto punime.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001