27 Tetor 2017 - Punime në kuadër të projektit “Rehabilitimi i furnizimit AC/DC në NS 110/35/10 kV Prishtina 1”

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i furnizimit AC/DC në NS 110/35/10 kV Prishtina 1”, me datë 29 Tetor 2017, pas mesnatës nga ora 01:00 deri në 05:00, do të bëhet shkyçja e anës 35 kV, seksioni 1 i zbarrave të transformatorit energjetik T1 në NS 110/35/10 kV Prishtina 1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të kenë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike (parashihet 15 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001