13 Tetor 2017 - Punime në kuadër të projektit për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS- NS 110/10 kV Deçan

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për për përfshirjen e të gjitha Nënstacioneve në Sistemin SCADA/EMS, me datë 15 Tetor 2017 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 06:10, do të bëhet shkyçja e nenstacionit NS 110/10 kV Deçan per te bere bartjen e ngarkeses nga transformatori energejtik T1 ne transformatorin T2. Shkyçja është e nevojshme për të krijuar kushte të sigurisë në punë gjatë testimit të fushës së transformatorit TR 1 në paisjet e SCADA/EMS dhe RTU.    

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 minuta nga ora 06:00 deri në 06:10  (redukimi i parashikuar 8 MW). 

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët e rajonit të Deçanit. 

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001