22 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS(OSSH) në NS 110/10 kV Peja 1

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH) në Nënstacionin NS 110/10 kV Peja 1, me datë 24 shtator 2017 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në orën 12:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T2.

Gjatë kohës së lartcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (redukimi i parashikuar 10 MW).
Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001