14 Shtator 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e grupeve matëse në mes të KOSTT/KEDS(OSSH)në NS 110/35/10 kV Prishtina 1

Për të krijuar kushte të sigurisë në punë për realizimin e punimeve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a për instalimin e grupeve matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEDS (OSSH), me datë 17 shtator 2017 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në 08:00 do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T1 në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Prishtina 1.

Gjatë kohës së lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ana 10 kV do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 11 MWh/h).
Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes (KEDS), do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti instalimin e transformatorëve matës të tensionit, në kuadër të projektit të KOSTT sh.a

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001