11 Maj 2017 - Punime në kuadër të projektit në NS 110/10 kV Klina

Për të mundësuar realizimin e punimeve në kuadër të projektit për montimin e mekanizmit për ngasje të rregullatorit të tensionit të transformatorit të fuqisë, me datë 13 Maj 2017, nga ora 06:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit T1 në NS 110/10 kV Klina.

Gjatë kësaj kohe, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MW).

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikoj në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit dhe ngritjen e kualitetit të tensionit të energjisë elektike për qytetarët e rajonit të Klinës.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001