14 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve” NS Palaj dhe NS Peja 2

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 16 Prill 2017 (E Dielë) do të realizohen punime në NS 110/10 kV Peja 2 dhe në NS 110/35 kV Palaj.

-Në nënstacionin 110/10 kV Peja 2, nga ora 10:00 deri në orën 11:30, do të bëhet shkyçja e seksionit të dytë të zbarrave 10 kV (daljet J12 deri J23) si dhe nga ora 12:00 deri në orën 13:30 do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarrave 10 kV (daljet J01 deri J11).
Gjatë këtyre intervaleve kohore, qytetarët/institucionet që furnizohen nga zbarrat e lartcekura do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (në të dy rastet redukimet pritet të jenë nga 7 MW).

-Në nënstacionin 110/35 kV Palaj, nga ora 13:00 deri në orën 14:00 do të bëhet shkyçja e linjave 10 kV që furnizohen nga ky nënstacion, si dhe shkyçja e linjave 35 kV nga H01 deri në H10.
Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MW).
Ndërsa nga ora 14:30 deri në ora 15:30, do të bëhet shkyçja e linjave 35 kV nga H11 deri në H21. Gjatë kësaj kohe qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 7 MW)

Shkyçjet janë të domosdoshme për të mundësuar instalimin e pajisjve të reja AC/DC në nënstacionet Peja 2 dhe Palaj. Sistemi i pavarur AC/DC do të eliminoj interferencat e mundshme të veprimeve jo korrekte të sistemeve të mbrojtjeve rele, të telekomunikimit, të matjeve dhe sistemit SCADA/EMS.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001