4 Prill 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,
faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 08 Prill 2017 (e Shtunë) nga ora 08:00 deri në orën 09:30, do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/35/10 kV Viti për të mundësuar rehabilitimin e pajisjeve të tensionit të lartë 110 kV.

Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.(parashikohet 15 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001