27 Mars 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, nga data 28 Mars 2017 (E Marte) deri me datë 31 Mars 2017 (E Premte), nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e linjave të tensionit të ulët 0.4 kV Loxha-Lubeniqi 2 si dhe linjës 0.4 kV Loxha-Lubeniqi 3.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, në intervalet kohore të lartshënuara, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 1 MW).

Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve për revitalizimin e linjës së tensionit të lartë 110 kV NS Peja 2- NS Deçan.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës dhe Deçanit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001