24 Mars 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues,faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 26 Mars 2017(E Dielë), nga ora 08:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e zbarrave 10kV në NS 110/35/10 kV Peja 1.

Gjatë këtij intervali kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga zbarrat 10 kV të Nënstacionit Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike(parashikohet 8 MW).

Gjithashtu, nga ora 13:00 deri në 16:00, do të bëhet shkyçja edhe e zbarrave 35kV në NS 110/35/10 kV Peja 1. Gjatë këtij intervali kohor, qytetarët/institucionet që furnizohen nga zbarrat 35 kV të Nënstacionit Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 8 MW)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Pejës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001