17 Mars 2017 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 –Rehabilitimi i Nënstacioneve”, me datë 19 Mars 2017 (e Dielë) do të realizohen punime në NS 110/10 kV Vushtrri 2 dhe NS 110/35/10 kV Viti.

Në NS 110/10 kV Vushtrri 2, nga ora 09:00 deri në orën 10:30, do të bëhet shkyçja e seksionit të dytë të zbarrave 10 kV (daljet J11 deri J20). Gjithashtu, nga ora 11:00 deri në 12:30, do të bëhet shkyçja e seksionit të parë të zbarrave 10 kV (daljet J01 deri J10 ).
Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (në të dy rastet redukimet pritet të jenë nga 12 MW). Këto shkyçje janë të domosdoshme për të mundësuar instalimin e paisjve të reja AC/DC në nënstacionin në fjalë.

Gjithashtu, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, do të bëhet shkyçja e nënstacionit NS 110/35/10 kV Viti për të mundësuar rehabilitimin e pajisjeve të tensionit të lartë 110 kV.
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.(parashikohet 12 MW)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.

buletini nr 13 2017 eng

KOSTT - Një dekadë rrugëtim i suksesshëm

ISO 9001