24 Janar 2017 - Intervenim i domosdoshëm në NS 110/35/10 kV Ferizaj 1

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 25 janar 2017 (E Mërkurë) nga ora 12:00 deri në ora 13:30, do të bëhet çkyqja e transformatorëve energjetik T1 dhe T2 në Nënstacionin 110/35/10 kV Ferizaj 1. Çkyqja bëhet për të mundësuar që ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a të eliminojnë defektin e paraqitur në zbarrën 35 kV.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve që furnizohen nga ky nënstacion do të kenë kufizime në furnizim me energji elektrike (parashihet 35 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët për kufizimet në furnizim me energji elektrike gjatë kësaj periudhe kohore.