20 Janar 2017 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR3 në NS 110/10kV Prishtina 2

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR3 40MVA në NS 110/10kV Prishtina 2”, me datë 22 Janar 2017, nga ora 01:00 deri në ora 01:10 (pas mesnate), do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik T3 për ta kaluar ngarkesën në transformatorin energjetik T1. Shkyçja bëhet për të mundësuar kryqëzimin dhe verifikimin e kabllove 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/10kV Prishtina 2 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike për 10 minuta.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.