23 Dhjetor 2016 - Shkaktohet lidhje e shkurtër me tokë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV LP 164/3 që lidhë NS 110/35/10 (20) kV Prizren 1 - NS 220/110 kV Prizren 2

Sot me 23 dhjetor 2016 në ora 10:05 ka ndodhur një lidhje e shkurtë me tokë në largpërçuesin e tensionit të lartë 110 kV, LP 164/3 që lidhë NS 110/35/10 (20)kV Prizren 1 - NS 220/110 kV Prizren 2 me ç’rast kanë reaguar mbrojtjet dhe si pasojë ka dalë nga puna ky largpërçues.

Si pasojë e kësaj rënie një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 (20)kV Prizren 1 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Ekipet e mirëmbajtjes së Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, kanë dalë në terren dhe po punohet për eliminimin e problemit dhe stabilizimin e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e rajonit të Prizrenit.