23 Dhjetor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 2 – Transformatorët”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 2 – Transformatorët”, me datë 23 dhjetor 2016, nga ora 11:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja e linjës së tensionit të lartë 110 kV, LP 118/3 NS Sharr – NS Ferziaj 1.

Çkyçja është e domosdoshme për të krijuar kushte për vënien në operim të transformatorit të dytë në NS Ferizaj 2.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike Sharrcem (10 MW) dhe qyteti Elez Han (3 MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti