22 Dhjetor 2016 - Punime përfundimtare për energjizimin e linjës së re të dyfishtë 110 kV NS Peja 1 – NS Peja 3

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, me datë 23 dhjetor 2016 nga ora 08:00 deri në 11:00 (tri orë) do të bëhet shkyçja e zbarrave 35kV në Nënstacionin NS 110/35/10 kV Peja 1.

Gjatë kësaj kohe, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS Peja 1 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 7 MWh/h).
Çkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë përgaditjes për energjizimin e linjës së re të dyfishtë të tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet NS 110/35/10 kV Peja 1 – NS 400/110 kV Peja 3.
Linja në fjalë kalon nëpër vendbanimet: Bellopoj-Veriq-Llukavc-Gjurakoc-Prekall-Dobrush-Kashice-Banjic-Ozdrim-Vitomirice-Trobovic-Lagjja Fidanishte Pejë.

KOSTT sh.a lut qytetarët që gravitojnë në këto vendbanimeve që të kenë kujdes, pasi që linja nga momenti i energjizimit paraqet rrezik nga tensioni i lartë.