17 Dhjetor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KEK/KOSTT/OSSH”

Me qëllim të krijimit të kushteve për të mundësuar punimet në kuder te projetit te KOSTT sh.a “Istalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KEK/KOSTT/OSSH”, me datë 18 Dhjetor 2016, nga ora 12:00 deri në ora 12:05 si dhe nga ora 12:30 deri në orën 12:35, do të bëhet shkyçja dhe rikyqja e Transformatorit energjetik T1 dhe T2 ne NS 110/35/10 Deçan. Shkyçjet bëhen për të mundesuar punimet per verifikimin e grupeve matese dhe mbrojtjeve rele.

Gjatë kësaj kohe një pjesë e qytetarëve/institucioneve të cilët furnizohen nga këta transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike nga 5 minuta gjatë kalimit të ngarkesës nga Transformatori energjetik T2 në transformatorin T1 (nga ora 12:00 deri në ora 12:05), si dhe gjatë kalimit të ngarkesës nga Transformatori energjetik T1 në transformatorin T2 (nga ora 12:30 deri në orën 12:35), ( parashikohet 8 MW ).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes, do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti