15 Dhjetor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, nga data 16 deri me 26 Dhjetor 2016, nga ora 09:00 deri në ora 13:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Dobrushë.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga kjo linjë do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 3 MWh/h).

Çkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve për ndërtimin e linjës së dyfishtë të tensionit të lartë 110 kV që lidhë Nënstacionet Peja 1 – Peja 3.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti