9 Dhjetor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 2 – Transformatorët”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 2 – Transformatorët”, me datë 10 Dhjetor 2016 (E Shtunë) nga ora 06:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e stabilimenteve në anën 110 kV në Nënstacionin 400/110 kV Peja 3.

Kjo çkyçje bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë përfundimit të punimeve për instalimin e autotransformatorit të dytë AT2 në Nënstacionin Peja 3.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10 kV Istogu do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti