19 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 4 – Rehabilitimi i Nënstacioneve”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 4 – Rehabilitimi i 19 Nënstacioneve”, me datë 20 Nëntor 2016 nga ora 07:00 deri në ora 09:30 do të bëhet shkyçja e Nënstacionit Vitia.     
Gjatë kohës së lartëcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 16 MWh/h).

Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë rehabilitimit të pajisjeve elektrike në NS Vitia.  
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti