19 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Instalimi i Grupeve Matëse në kufirin në mes të KOSTT/KEK/OSSH”, me datë 20 Nëntor 2016 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në ora 12:00, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 të zbarrave 10 kV në NS 110/35/10 kV Podujeva. Shkyçja bëhet për të mundësuar punimet për montimin e grupeve matëse në anën 10 kV.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, nje pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion (seksioni 1 i zbarrave 10 kV) do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15 MWh/h).

Me implementimin e këtij projekti do të modernizohen pikat matëse në kufi me rrjetin e Operatorit të Shpërndarjes, do të ngritet saktësia e matjeve komerciale si dhe besueshmëria e sistemit të matjeve.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti