16 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 3 – Linjat Transmetuese”, nga data 17 deri me 19 Nëntor 2016 nga ora 07:00 deri në ora 10:00 si dhe nga ora 13:00 deri në ora 14:00, do të bëhet shkyçja e linjës 10 kV Zallz dhe e linjave 0.4 kV Zallz-Blagac dhe Gurakoc-Ferataj (në distriktin e Istogut).        
Gjatë këtyre intervaleve kohore, qytetarët/institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 1 MWh/h).

Çkyçjet bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve në linjën e tensionit të lartë që lidhë Nënstacionet Peja 3 – Peja 1.
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti