11 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të projektit “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet”, me datë 13 Nëntor 2016 (E Dielë), nga ora 06:00 deri në ora 11:00 do të bëhet shkyçja e anës 10kV të transformatorit T2 në nënstacionin 110/35/10kV Peja 1.

Çkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë rehabilitimit të paisjeve elektrike të nënstacionit në fjalë.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 6 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.