7 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR3 në NS 110/10kV Prishtina 2

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR3 40MVA në NS 110/10kV Prishtina 2”, me datë 08 Nëntor 2016, nga ora 07:00 deri në ora 07:15, do të bëhet shkyçja e Transformatorit T2 në NS 110/10kV Prishtina 2. Shkyçja bëhet për të mundësuar kalimin e ngarkesës në Transformatorin e sapomontuar T3.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky ky transformator do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 10 MWh/h)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.