3 Nëntor 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10kV Prizren 3”

Për të mundësuar kyçjen në punë të transformatorit energjetik T2, pas rehabilitimit të fushës së tij në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizren 3”, me datë 04 Nëntor 2016 (E Premte) nga ora 07:00 deri në ora 07:05, do të bëhet shkyçja e fushës lidhëse të zbarrave 10 kV.

Gjatë kohës së lartëcekur, një pjesë e qytetarëve/institucioneve, që furnizohen nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 10 MWh/h).

Implementimi i projektit në fjalë, do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.