28 Tetor 2016 - Punime në kuadër të projektit për instalimin e transformatorit TR3 në NS 110/10kV Prishtina 2

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Furnizimi dhe Instalimi i transformatorit TR3 40MVA në NS 110/10kV Prishtina 2”, me datë 30 Tetor 2016, nga ora 02:00 deri në ora 05:30, do të bëhet shkyçja e seksionit 1 të zbarrave 10 kV në NS 110/10kV Prishtina 2. Shkyçja bëhet për të mundësuar kushte të sigurisë gjate implementimit te punimeve.

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. (parashikohet 8 MWh/h)
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.