18 Tetor 2016 - KOSTT nikoqir i takimeve regjionale të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit të Evropës Juglindore

Me 13 dhe 14 tetor 2016 nën organizimin e KOSTT sh.a në Prishtinë, u mbajtën punimet e takimit të 22të të Bordit të Drejtorëve të Zyrës për Alokim të Kapaciteteve Interkonektive për Evropën Juglindore (SEE CAO) si dhe takimit të 21të të Grupit rajonal të vendeve të Evropës jug-lindore të rrjetit evropian të OST-ve (RG SEE).

Në fjalën e tij të rastit, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani u shprehu mirëseardhje në Prishtinë përfaqësuesve të OST-ve pjesëmarrëse dhe shprehu nderin dhe kënaqësinë që KOSTT është nikoqir i këtyre dy takimeve regjionale shumë të rëndësishme. Me këtë rast, z.Hasani i njoftoi të pranishmit me të arriturat e KOSTT si dhe me pengesat me të cilat përballet Kosova në integrimet rajonale dhe hapjen e tregut të energjisë elektrike.
KOSTT është një nga themeluesit e Zyrës rajonale për alokim të koordinuar të kapaciteteve transmetuese interkonektive – SEE CAO me seli në Podgoricë. Themelimi i kësaj Zyre është një hap drejt krijimit të tregut të përbashkët rajonal dhe integrimit në tregun unik Evropian, dhe në anën tjetër, ofron Kosovën në përmbushjen e obligimeve të marra në kuadër të Traktatit për Themelimin e Komunitetit të Energjisë për EJL dhe procesit të integrimit në BE. Ndërsa RG SEE është grup regjional nën ombrellen e Komitetit të tregut të rrjetit evropian të OST-ve, i cili merret me çështjet e tregut në EJL.

kostt nikoqir i takimeve regjional 1

 

kostt nikoqir i takimeve regjional 2