6 Tetor 2016 - Punime në kuadër të Projektit “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10kV Prizren 3”

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT sh.a “Rehabilitimi i stabilimenteve të tensionit të lartë në NS 110/10 kV Prizren 3” me datë 07 Tetor 2016, nga ora 06:00 deri në ora 06:10, do të bëhet shkyçja e nënstacionit në fjalë. Shyçja bëhet për të mundësuar testimet e nevojshme të stabilimenteve 110kV dhe të trafofushave 110kV pas rehabilitimit.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët/institucionet, që furnizohen nga NS 110/10kV Prizreni 3 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 15MW).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit.

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti.