30 Shtator 2016 - Remont i planifikuar vjetor në NS 110/10kV Klina

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datën 02 Tetor 2016 nga ora 07:00 deri në ora 11:00, do të bëhet çkyqja e transformatorit T1 në nënstacionin NS 110/10kV Klina. Çkyqja bëhet për të mundësuar punimet gjatë remontit të tij.

Gjatë kohës së lartëcekur qytetarët që furnizohen nga ky nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashihet 10 MWh/h).

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët