27 Shtator 2016 - Punime në kuadër të planit të mirëmbajtjes në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda

Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 28 Shtator 2016, nga ora 07:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T2 në Nënstacionin 110/35/10(20) kV Theranda.

Gjithashtu me datë 29 Shtator 2016, nga ora 07:00 deri në 10:00, do të bëhet shkyqja e transformatorit energjetik T1 në nënstacionin në fjalë. Shkyqjet bëhen për të mundësuar mirëmbajtjen e trafofushave dhe shqyrtimin e mbrojtjeve rele të transformatorëve.
Gjatë kohës sa zgjasin punimet, një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga ky Nënstacion do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (parashikohet 3 MWh/h)
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetues të Republikës së Kosovës.
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.